ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Trajneri i Hungarisë komplimenton Shqipërinë: 12 kuqezinj luajnë në ekipe të njohura në Evropë

rossi-marco-e1633698565562-770x408-min

Njësoj si Shqipëria, edhe Hungaria e shesh shumë të rëndësishme sfidën në shtëpi ndaj kuqezinjve. Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, në konferencën për shtyp, e cilësoi si një finale për të dy kombëtaret, por më tepër për vendasit, që luajnë shansin e fundit.

Në rast të një humbje, Hungaria del nga gara për vendin e dytë. Në prag të kësaj përballje, trajneri Rossi ka vlerësuar edhe njëherë tjetër kuqezinjtë duke kujtuar se futbollistët tanë luajnë në kampionatet më të mira të Europës.

“Shqipëria ka 12 lojtarë që luajnë në kampionatet më të mira të Europës, Hungaria ka vetëm 4 lojtarë të tillë. Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë takim. Por që në nisje të shortit ishte e ditur se Anglia do të ishte e para, Polonia e dyta dhe ne do të luftonim me Shqipërinë për vendin e tretë.

Nuk jemi surprizuar, kemi ende një shans dhe do të luftojmë për të. Jam i vetëdijshëm se po luajmë shansin e fundit për vendin e dytë. Duhet të fitojmë për shkakun se jemi më lart në FIFA dhe UEFA, por për punën që kemi bërë në këto vitet e fundit”, u shpreh Rossi, që pranoi faktin se mungesa e tifozëve vendas në stadium avantazhon Shqipërinë.