Çdo sezon karakterizohet nga trende të reja, dhe nëse disa prej tyre veniten po brenda atij sezoni, shumë tendenca të tjera u mbijetojnë kohës!
Me këtë fenomen ndoshta jeni përballur dhe vetë, kur keni blerë diçka vetëm se ka qenë IN për momentin, por pak kohë më pas nuk keni mundur ta vishni më, sepse thjesht do të dukeshit shumë OUT !
Megjithatë prurjet e reja të verës 2020 nuk janë nga ato trende që dalin menjëherë nga moda, ndaj bëni mirë të përqafoni ato të cilat ju përfaqësojnë mësë miri.
Trendet të cilat do na ndjekin gjatë verës i gjeni më poshtë:
Përqendrimi në sytjena

Krah të fryrë

Këmbët e mbuluara

Ngjyra metalike

Materiale të tejdukshme

Printe të ngarkuara
