ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

U shpall e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i vlogeres 22-vjeçare, dyshimet e para

merlin_194836086_562e3782-af13-4237-a493-ee3f7b298a2d-mobileMasterAt3x-675x450-min

Një trup i pajetë është gjetur në Wyoming të SHBA-së. Mediat amerikane shkruajnë, se ajo i përket 22-vjeçares vlogere, Gabby Petito, e cila prej ditësh është shpallur e zhdukur. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i FBI-së, Charles Jones.

“Siç mund ta imagjinojë çdo prind, kjo është një kohë tepër e vështirë për familjen e saj. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar” tha ai për mediat.

Kujtojmë se Petito, ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grand Teton me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, kur u zhduk. Laundrie u shpall i dyshuari kryesor në këtë rast, por nuk u akuzua për ndonjë krim. Ai nuk pranoi të fliste me policinë dhe u zhduk disa ditë më vonë. Laundrie dhe Petito ishin nisur në një udhëtim kampi në vend në korrik, duke dokumentuar aventurat e tyre në mediat sociale. Por më 1 shtator, pas një muaji udhëtimi, Laundrie u kthye në shtëpi në Florida me furgonin e tyre të bardhë dhe pa Petiton. Familja e saj raportoi se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë.

Dy javë para se Petito të zhdukej, më 12 gusht, policia në qytetin jugor të Jutas, Moab, u thirr për një incident të mundshëm të dhunës në familje që përfshinte çiftin. Policia publikoi pamjet e kamerës së trupit të cilat tregonin Petiton duke qarë dhe duke u ankuar për shëndetin e saj mendor tek oficerët.

Ajo gjithashtu tha se çifti po grindej më shpesh.