ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

U shpallën të zhdukur për 29 ditë, dy burrat gjenden në det të hapur pranë ishujve Solomon, ja si mbijetuan

auto_burrat-600x3601633676781-1-750x450-min

Dy burra nga ishujt Solomon, të cilët ishin shpallur të humbur për 29 ditë, janë gjetur e shpëtuar në brigjet e Papua Guinesë së Re.

Livae Nanjikana dhe Junior Qoloni ishin nisur nga Ishulli Mono në mëngjesin e 3 shtatorit në një barkë të vogël me motor, shkruan The Guardian.

Ata kishin planifikuar që të lundronin 200 kilometra në jug të qytezës Noro të Ishullit Neë Georgia. Por, vetëm pak orë pas fillimit të lundrimit, burrat u përballën me reshje të dendura shiu e erë të fuqishme, duke e vështirësuar pamjen nga bregdeti që duhej të ndiqnin.

“Moti u përkeqësua, ishte diçka e frikshme kur u prish GPS-ja. Nuk mund të shihnim se nga po shkonim, prandaj thjesht vendosëm që ta ndalnim motorin dhe të prisnim”, tha njëri nga burrat.

 

 

Duke mbijetuar me portokaj që i kishin paketuar për t’i ngrënë gjatë lundrimit, arra të kokosit që i kishin gjetur në det dhe me ujë të shiut, të mbledhur përmes një cope të velës, ata lundruan për rreth 400 kilometra drejt veriperëndimit për 29 ditë, kur më në fund panë një peshkatar afër bregdetit të Papa Guinesë së Re.

“Nuk e dinim se ku ishim, por nuk prisnim që të jemi në një shtet tjetër”, tha Nanjikana. Burrat ishin aq të dobët kur arritën në qytezën Pomio më 2 tetor, saqë u desh të barteshin nga barka dhe të dërgoheshin në një shtëpi.