Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán ka pranuar se varësia e tij e vetme, nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë, kanë qenë gratë, ndërsa ai është babai i 23 fëmijëve.
Ky pohim është bërë gjatë një interviste të tij me kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, pasi forcat meksikane të sigurisë kishin vënë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas. Cano ndau një pjesë të shkurtër nga intervista e regjistruar në vitin 2016.
El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.
‘Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për t’u ndjerë unik’, tha Capo.