Burgu i Drenovës është kthyer në një vatër të përhapjes së koronavirusit. Të infektuar me Covid-19 kanë rezultuar edhe 2 të dënuar në Burgun e Drenovës. Ka shkuar kështu në 10 numri i të infektuarve në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Ndërkohë i janë nënshtruar tamponit edhe të dënuar të tjerë. Dy ditë më parë tetë të dënuar që po kryejnë dënimin në këtë burg rezultuan pozitiv me Covid-19.
Shifrat e të dënuarve të infektuar vijojnë të rriten.