Çështja e “VOL-VO4” ka shkuar sot nga akuza drejt gjykimit, por GJKKO ka shtyrë seancën e parë që është mbajtur. Shkak i shtyrjes është bëtë kërkesa e njërit prej avokatëve të 14 të pandehurve, i cili kërkon më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.
Në këtë seancë është përcaktuar edhe trupa gjykuese, ku Miliana Muca, Fran Prendi dhe Etleva Deda do të jenë 3 gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen e “VOL-VO4”.
14 të pandehurit në këtë dosje, mes tyre dhe grupi i Avdylajt, akuzohen për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike.
Konkretisht 14 të pandehurit janë:
1-Astrit Avdyli
2-Altin Avdylaj
3-Jasin Kala
4-Gjevi Ndoka
5-Esat mehmeti
6-Hajri Seferi
7-Shkëlqim Avdyli
8-Denis llaftiu
9-Elton Shehaj
10-Fatos Llaftiu
11-Hekuran Hoxha
12-Xhevit Shuti
13-Flamur Celja
14-Vehbi Berushi