ankara escort çankaya escort ankara escort çankaya escort ankara rus escort çankaya escort istanbul rus escort eryaman escort ankara escort kızılay escort istanbul escort ankara escort istanbul rus Escort atasehir Escort beylikduzu Escort

Vrasësit me pagesë kyçin gojën

auto_durres_aldi_mustafa1630408946

Tre të arrestuarit të cilët dyshohen si vrarës me pagesë, nuk kanë dhënë asnjë detaj për policinë, se kush ishte shënjestra e atentatit të planifikuar. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë heshtur, duke refuzuar të japin dhe emrin e personit që mund të ketë porositur atentatin.

Megjithatë hetuesit janë duke u përpjekur të gjejnë të dhëna që mund t’i ndihmonin, në dy laptopët dhe 9 telefonat celularë të cilat u sekuestruan. Hapja e tyre pritet me interes nga grupi hetimor, të cilët janë në pritje të urdhrit të prokurorisë për vijimin e procedurave.

Një ditë pas ngjarjes policia e Durrësit është duke verifikuar në laboratorin e kriminalistikës armët e zjarrit të cilat iu gjetën tre të arrestuarve, Aldi Mustafa, Uran Zyka dhe Tahir Gjinika. Kjo për të zbuluar nëse armët janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale, çka mund të sillte dhe zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme.

Blutë e Durrësit gjithashtu po hetojnë nëse kanë persona të tjerë bashkëpunëtor që do i ndihmonte për t’u larguar pas atentatit.

Forcat e policisë u vunë në ndjekje të tyre në lagjen numër 15 në Durrës, ku me ta kuptuar, shoferi ka tentuar të largohet duke goditur dhe automjetin e uniformave blu dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion. Plani i tyre për arratisje mbeti vetëm në tentativë, pasi u bllokuan nga makina dhe shërbime të tjera të Policisë.

Deri më tani ndaj 3 të arrestuarve janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje. /KlanNews