Nejton Bali, ka biseduar në datën 20 korrik 2020 me nënën e tij, Afërdita, ku kjo e fundit e ka pyetur se çfarë i ka thënë Skënderi dhe Nejtoni, i përgjigjet se Skënderi ka dërguar njerëzit e tij në Korçë, tek gjykata dhe data nuk ka dalë e afishuar. Që del këtë javë nuk diskutohet. Sipas Nejtonit, Skënderi i ka thënë se ka future miq me peshë dhe e ka pyetur nëse I ka marrë lekët me vete dhe sa lekë kishin marrë. Nejtoni I ka thënë se kishte 5 mijë euro por Skënderi, i ka bërë me dije se duhen 6 mijë euro dhe nuk kishte problem edhe nëse ishin lekë shqiptare.
Skënderi, i ka pohuar se do të bënte më të mirën e mundshme dhe miqtë i ka futuar e do arrinin të bënin diçka. Nejtoni, ndërkohë i konfirmon të ëmës se i ka dhënë lekët Skënderit. Ky i fundit gjithashtu, i ka thënë Nejtonit që të bënte me dije të ëmën, Afërdita, se paratë po paguhen për ta prurë Orionin në shtëpi dhe se po mundohen për të kryer punë, njerwzit i ka të fuqishëm atje. E ëma e pyet edhe një herë nëse u bënë 6 dhe Nejtoni i konfirmon se u bënë. Ndërkohë Skënder Dimiraj, bisedon me Albert Zhilla, të cilin e sqaron se kanë arrestuar një mikun e tij në Pogradec dhe e kanë çuar në Korçë. Mandej Skënderi e pyet, nëse kanë ndonjë të njohur në Apelin e Korçës.
Berti i bën me dije se ai tashmë është shkëputur, ka pasur 2-3, por ata kanë dalë në pension dhe kanë ardhur të rinj, por do pyeste njëherë mos njihte Klodi, djali i tij Klaudjo Zhilla. Skënderi ndërkohë i thotë se ka dalë datë e gjyqit, konkretisht është caktuar seanca për në datën 22 korrik 2020 dhe në vijim i dërgon me sms Albert Zhilla me përmbajtje “…
Personi është Orion Bali dhe gjyqi është në datën 22 në gjykatën e Apelit Korçë…”. Mandej në 22 korrik 2020 në orën 13:02, Skënderi komunikon me Klaudjo Zhilla , të cilit sipas bisedës që kishte bërë me babain e tij Bertin, i ka shpjeguar se ka një mikun e tij atje dhe se çështja i kishte rënë Olsi Xhavellës, ky i fundit gjyqtar në gjykatën e Apelit Korçë. Klodi i bën me dije se probleme është se ata janë tre veta. Dy i gjen ai, njërin e ka në hotel se e ka mik edhe atë, atë me mbiemër Cara dhe janë nga Tirana, zonja nga Tropoja.
Kurse për Olsin shprehet se nuk jep garanci, pasi është zhytur keq. Skënderi pasi e pyet Klodin, nëse është në Korçë dhe ky i përgjigjet se mund të shkojë të nesërmen, Skënderi I bën me dije se dosja i ka rënë në short Olsit. Klodi i bën me dije se do të shkojë të nesërmen në Korçë, do e thërrasë Olsin, do e takojë dhe do e shikojë ku është situata e do i thotë. Po në datën 22 korrik 2020 Skënderi komunikon me Klaudjo Zhillën dhe ky i fundit i kërkon ti dërgojë me mesazh emrat e të arrestuarve. Por Skënderi i bën me dije se ai mbron vetëm njërin prej tyre dhe ai quhet Orion Bali. Klaudjo i bën me dije se e ka lënë të nesërmen të takohet me të.
Klaudjo në vijim e sqaron Skënderin në lidhje me gjyqtarët, duke i bërë me dije se njëri është nga Tirana, është me mbiemër Cara, i ka miq atë dhe të shoqen e cila është nga Tropoja me origjinë. Kurse tjetra është një grua nga Pogradeci, të cilën nuk e njihte. Sipas dosjes hetimore më datë 27 në orën 20:00, Nejtoni komunikon me dikë dhe i përgjigjet se është kref me atë, do i përgjigjet se i ka kërkuar edhe 1500 euro të tjera, por do ti përgjigjet se nuk ka për të lënë njerëz brenda. Ai ka paguar 6 dhe i ka thënë mos ta linte për sekondën e fundit pasi lekët ka një javë që ja ka dhënë.
I telefonon të ëmës dhe i thotë se Orioni ka dalë. Në 15 e 11, Skënderi komunikon me Klodin dhe i thotë se mbaroi punë.
Për këtë ngjarje është arrestuar Nejton Bali, vëllai i Oltionit, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6 000 eurosh, si përfitim të paligjshëm. Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore” prej 5 milion lekë të vjetra, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.